Seminar Ndërkombëtar mbi Përmirësimet e Kurrikulës, Minsk (Bjellorusi), 4-5 Qershor 2018

Nga 4 deri më 5 qershor 2018, Projekti ELA organizoi seminarin ndërkombëtar mbi reformat e kurrikulës në edukimin e mësuesve.
Dejtuesit institucional të projekteve, drejtuesit e moduleve dhe përgjegjësit për programet e edukimit të mësuesve në konsorcium reflektuan mënyrat e ndryshme se si modulet EduLaw do të përfshihen në programet institucionale të trajnimit të mësuesve (dhe shkencave arsimore). U diskutua mbi përmbajtjen e moduleve për t’iu përshtatur kërkesave rajonale (WPDEV 3.1 / WPDEV 3.2), draft-përshkrimin e programit të përditësuar (WPDEV 2.2) dhe programin e përditësuar të kursit (përmbledhja e secilit prej moduleve të parashikuara në ligjin e arsimit) (WPDEV 2.2).
Është përvijuar rendi i ditës për mësimdhënien e moduleve në vitin e ardhshëm akademik (2018-2019) me lektorë nga partnerët e tjerë në konsorcium si edhe u theksua nevoja e shkollave/kurseve intensive të trajnimit (WP 6.2 / WP 6.3).
Partnerët shpërndanë detyrat për zhvillimin e burimeve të arsimit të hapur (WP 4.1) dhe të sistemit të testimit elektronik (WP4.2) për secilin modul.
Për më tepër, BSPU mori posterin e vizibilitetit (841 x 1189 mm) të 20 moduleve EduLaw dhe informacionin e projektit (WPDEV 6.2).
Drejtuesit institucionalë të projektit në një takim gjithashtu planifikuan aktivitetet për fazën e ardhshme të projektit (WPMNG 7.1) dhe pjesëmarrësit përfunduan pyetësorin e kontrollit të brendshëm të cilësisë (WP5.2).
Në përfundim, seminari realizoi vizibilitetin e projektit përmes leksionit të hapur në kuadrin ligjor për arsimin gjithëpërfshirës nga I. Turchanka dhe O. Klezovich për një grup studentësh master në BSPU (WPDEV 6.2).
Takimi është organizuar në Universitetin Shtetëror Pedagogjik të Bjellorusisë, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Francisk Skorina Gomel dhe me pjesëmarrjen e Universitetit City i Moskës, Universiteti Federal i Veriut (Arktik) me emrin MV Lomonosov, Universiteti Shtetëror i Drejtësisë Kutafin, Universiteti Shtetëror Mari, Universiteti i Tiranës, Universiteti Aleksandër Moisiu i Durrësit, Universiteti i Vrije Bruksel (koordinator i përfituesit të grantit) dhe Shoqata Evropiane për Ligjin dhe Politikën e Arsimit (WPD & S6).