Prezantimi i projektit EduLaw në Sesionet Informuese të IRMO, Universiteti Vrije Bruksel, Bruksel (Belgjikë), 16 maj 2017

Zyra Qendrore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Lëvizshmërisë së Universitetin Vrije Bruksel (IRMO) organizoi Sesion Informues për ti shpjeguar stafit të VUB se si Zyra e Marrëdhënieve dhe Mobilitetit Ndërkombëtar mund të ndihmojë në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare. Sesioni u hap nga Prof. Dr. Sonja Snacken (Zv. Rektori i Politikës Ndërkombëtare) dhe ukryesua nga Drejtori i IRMO Jacqueline Couder. Përfituesja e grantit të projektit Erasmus + EduLaw (ELA) (573540-PPE-1-2016-1-BE-EPPKA2-CBHE-JP) ‘Prezantimi i moduleve mbi ligjin dhe të drejtat në programet e trajnimit të mësuesve dhe shkencave arsimore’ dha dëshmi mbi bashkëpunimin me IRMO, ndarjen e detyrave në nivel institucional dhe konsorciumin. Sesioni me pyetje dhe përgjigje kishte si qëllim ofrimin e këshillave nga koordinatori i projektit për një aplikim të suksesshëm, në prezencën e akademikëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë të fakulteteve të VUB në lidhje me aplikimet e projektit, sfidat për tu përballuar dhe mundësitë dhe përfitimet e thirrjeve Erasmus + për 30 vite rradhazi.